Telegrafi

Ronaldo i lumtur me ‘pokerin’ e tij të parë në elitën e futbollit arab

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren 0-4 të skuadrës së tij Al Nassr në udhëtim te Al Wehda.

Sulmuesi portugez ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit arab dhe katër golat e shënuar ndaj Al Wehdas konfirmuan se po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.

Ronaldo është shprehur shumë i lumtur me golat e shënuar, por ajo që e bën edhe më të lumtur është se ishte në gjendje t’i ndihmonte bashkëlojtarët e tij për të arritur tre pikët.

“Jam vërtetë i lumtur për golat, por ajo që më bëri më të lumtur është se jam në gjendje t’i ndihmoj bashkëlojtarët për të fituar ndeshje”, tha Ronaldo.

Lexo po ashtu Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’

Sulmuesi portugez arriti të shënoj golin e 500-të në karrierë në kampionate dhe për këtë është shumë i lumtur.

“Ndjenjë e shkëlqyeshme që kam shënuar katër gola dhe kam arritur golin tim të 500-të në kampionat në një fitore shumë solide nga ekipi”, shkroi Ronaldo.

38-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e pesë golave në elitën e futbollit arab.

Sa i përket Al Nassr, skuadra ku aktivizohet sulmuesi portugez tani ka 37 pikë pas 16 ndeshjeve dhe mban vendin e parë në elitën e futbollit arab. /Telegrafi/