Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk e sheh Lionel Messin si rival pas përfundimit të transferimit në Juventus.
Të dy lojtarët janë konsideruar si më të mirët në botë gjatë dekadës së fundit dhe kanë qenë në zemër të rivalitetit mes Real Madridit dhe Barcelonës që kur Ronaldo u transferua në La Liga në vitin 2009.
Por beteja mes Messit dhe Ronaldos nuk mund të ketë më të njëjtin intensitet pasi 33-vjeçari zyrtarisht është bërë lojtar i Juventusit.
Lui è qui. ? Lui è Bianconero. ?? Lui è @Cristiano. ???#CR7JUVE
[? Sound On] pic.twitter.com/B7pfbgSYBk
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2018
Ronaldo, i cili u bashkua me kampionët e Serie A për 105 milionë euro (90 milionë funte), tani synon të përsërisë rekordin e jashtëzakonshëm në Itali dhe të fitojë tituj me klubin e katërt të ndryshëm.
Por kur u pyet për rivalitetin me Messin, Ronaldo u përgjigj “Unë nuk i shoh lojtarët e tjerë si rivalë, ai njeri nuk jam unë”.
“Ishte një sfidë e mirë me Messin. Të gjithë juve kjo ju pëlqeu dhe ishte interesante. Por unë kurrë nuk e pashë atë si një rival. Ju gjithmonë doni të jepni më të mirën për ekipin tuaj”, tha në konferencën për shtyp gjatë prezantimit si lojtar i kampionit italian.
Ndryshe, Ronaldo gjatë karrierës nëntë vjeçare te madrilenët ka pasur 292 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar (311 gola. /Telegrafi/