Legjenda braziliane, Ronaldo këmbëngul se ‘Gabigol’ është gati për të luajtur në Evropë, pasi me sa duket sulmuesi është gati për t’u bashkuar me Interin apo Juventusin.
Nerazzurrët janë favoritë për të siguruar nënshkrimin e 19-vjeçarit, i cili aktualisht përfaqëson Brazilin në Olimpiadën Rio 2016.
Duke folur përpara fillimit të turneut, 39-vjeçari Ronaldo ka mbështetur të riun brazilian për të ndjekur hapat e tij, ku ai duhet të plotësojë një lëvizje në San Siro.
“Unë mund të mbështet këtë ekip (Brazilin)”, ka thënë Ronaldo për Globoesrporte, kur u pyet në lidhje me shanset e Brazilit olimpik në futboll.
“Unë kam qenë duke ndjekur këta talent të rinj për një kohë të gjatë, dhe shtoj se Gabigol dhe Gabriel Jesus janë të gatshëm për të luajtur në Evropë, për shkak se ata janë lojtarë të mëdhenj”, ka përfunduar ish-sulmues i Interit. /Telegrafi/