Site icon Telegrafi

Ronaldo feston ditëlindjen – njëri nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur futbolli

(Fotomontazh: Twitter/Jameel)

Sot (5 shkurt) feston ditëlindjen njëri prej yjeve më të mëdha në histori të futbollit – Cristiano Ronaldo, i cili ka mbushur 36 vjet.

Është fjala për futbollistin që i ka thyer thuajse të gjitha rekordet në botën e futbollit, lojtarin e vetëm që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, golashënuesin më të mirë të Portugalisë, golashënuesin më të mirë të Real Madridit, pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit.

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Funchal të ishullit portugez Madeira dhe u bë njëri prej emrave më të mëdhenj në botën e këtij sporti.

Liga Premier (3), La Liga (2), Serie A (2), Liga e Kampionëve (5), Kupa e Botës për Klube (4), Superkupa e Evropës (2), Kampionati Evropian (1) – janë në mesin e trofeve të mëdha që ka fituar superylli portugez.

Megjithëse në një moshë kur shumica e futbollistëve zgjedhin liga me intensitet më të ulët apo vendosin të pensionohen, CR7 vazhdon të vendosë rekorde të reja duke i sfiduar me potencialin maksimal kolegët shumë më të rinj se ai.

Futbollisti i Juventusit është baba i katër fëmijëve dhe është lidhje me bukuroshen Georgina Rodrigez. /Telegrafi/

Exit mobile version