Mesfushori kroat, Luka Modric ka ndërprerë dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos sa i përket ‘Topit të Artë’.
Ylli kroat ka arritur ta fitojë Topin e Artë këtë vit pas një viti të suksesshëm me Realin e Madridit ku fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa shkëlqeu edhe në Kampionatin Botëror duke dërguar Kroacinë deri në finale.
Modric përveç që morri çmimin nga FIFA si futbollisti më i mirë i vitit, mori edhe ‘Topin e Artë’ nga revista prestigjioze ‘France Football’.
Tani Modricin e ka uruar edhe ish-shoku i skuadrës Cristiano Ronaldo.
“Urime për Modricin, mendoj se e meriton atë”, tha Ronaldo.
Portugezi vazhdoi tani duke insistuar se ai e meriton çdo vit këtë çmim.
“Unë mendoj se këtë çmim e meritoj çdo vit. Unë punoj shumë për të, por nëse nuk e fitoj nuk është fundi i botës”, tha Ronaldo për La Gazzetta dello Sport.
Krejt në fund portugezi tha se do të tentojë ta fitojë këtë çmim edhe vitin tjetër.
“Numrat nuk gënjejnë, unë kam miq të mahnitshëm, një familje të mrekullueshme dhe kam luajtur në klubet më të mëdha në bot”.
“A mendoni se shkoj në shtëpi dhe bërtas nëse nuk e fitoj çmimin? Jo, e pranoj se zhgënjehem por jeta vazhdon”, tha Ronaldo.
“Do të shohim vitin e ardhshëm dhe do të bëjë çmos që të jem më i miri përsëri”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/