Telegrafi

Ronaldo e kishte fyer me nënë Sarrin derisa po largohej nga fusha

Cristiano Ronaldo duket se i ka acaruar tej mase raportet me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri.

Ylli portugez ishte zëvendësuar nga trajneri italian në minutën e 55-të në ndeshjen që Zonja e Vjetër e zhvilloi ndaj Milanit në fundjavën e kaluar.

Sarri e largoi 34-vjeçari nga loja shkaku që nuk ishte në elementin e tij dhe për më shumë ishte i lënduar në gju, duke e futur në vend të tij Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas shënoi në minutën e 77-të golin e vetëm të derbit në Serie A, por që Ronaldo atëherë vetëm sa ishte larguar nga stadiumi.

Lexo po ashtu Pesë herë kur Ronaldo është zëvendësuar dhe kishte shkaktuar ‘stuhi’ te skuadra

Pesë herë fituesi i Topit të Artë sipas La Gazzetta dello Sport i kishte thënë Sarrit “bir bushtre”, në momentin që po shkonte në zhveshtore.

Duket se situata mes Ronaldos dhe Sarrit është e tensionuar dhe në ditët në vazhdim pritet të sqarohet e gjitha. /Telegrafi/