UEFA ka publikuar listën e të nominuarëve për golin e vitit në sezonin 2018/2019.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka zbuluar emrat e lojtarëve që sipas tyre kanë shënuar gola të bukur në sezonin e kaluar.
Kjo listë e publikuar nga UEFA dominohet nga dy lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Ivan Rakitic, në golin e shënuar ndaj Liverpoolit, respektivisht Tottenhamit.
Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte goli i Cristiano Ronaldos i shënuar ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Këto janë të gjitha nominimet e UEFA-s:
Sarr (Stade Rennes)
Faupala (Apollon)
Pedro (Chelsea)
Millot (France)
Katerina Svitkova (Slavia Prague)
Cristiano Ronaldo (Juventus)
Nani (Sporting Lisbon)
Danilo (Portugali). /Telegrafi/