Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann besohet se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të Topit të Artë.
Sipas Sky Sport Italias, edhe ylli i Juventusit edhe sulmuesi i Atleticos nuk do të shkojnë në ceremoninë e France Fooball.
Ka shumë raportime se Modric do të bëhet kroati i parë që fiton çmimin e Topit të Artë, pak kohë pasi u shpall lojtari i fitit pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe u shpall nënkampion me Kroacinë.
Nuk është e qartë kush do të jetë në vendin e dytë, por pritet që ose Kylian Mbappe ose Raphael Varane të jenë ndjekësit e parë.
Ronaldo tashmë ka vendsour që të mos marrë pjesë me të mësuar se Modric do të jetë triumfues.
Edhe Griezmann nuk e ka fshehur asnjëherë frustrimin e tij kur raportimet dolën se ai nuk është as në podium të Topit të Artë.
Griezmann shumë herë ka thënë se ai meriton të shpallet më i miri. /Telegrafi/