Telegrafi

Ronaldo bëhet objektivi i ri i Beckhamit te Inter Miami

Koha e Cristiano Ronaldos në Manchester United duket se ka përfunduar dhe se David Beckham është i interesuar ta sjellë lojtarin në Major League Soccer. Ndërkohë që Inter Miami do të tentojë ta nënshkruajë me të, interesohen edhe skuadrat nga si Los Angeles FC dhe Los Angeles Galaxy.

Ish-futbollisti anglez më parë synonte të sillte Lionel Messin në MLS, por disponueshmëria e Ronaldos ka ndryshuar idenë e tij.

Superylli portugez padyshim që do të ofrojë shumë në drejtim të ngritjes së profilit të ligës.

Nëse marrëveshja përfundon, Ronaldo do të plotësonte vendin bosh të lënë nga Gonzalo Higuain, i cili doli në pension në fund të sezonit të MLS muajin e kaluar.

Përveç kësaj, sulmuesi portugez do të bëhej lojtari më i paguar në ligë dhe do të drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës te United, Phil Neville.

Gati për t’u larguar nga United

Pas intervistës së tij në TalkTV me Piers Morgan, në të cilën Ronaldo nuk foli mirë për klubin e tij aktual, koha e portugezit në klub pritet të përfundojë.

Ronaldo e akuzoi Manchester Unitedin se e tradhtoi dhe pretendoi se ai nuk e respekton trajnerin aktual, Erik ten Hag dhe ish-trajnerin Ralf Rangnick. /Telegrafi/