Formacioni apo 11-shja më e mirë në Ligën e Kampionëve e zgjedhur nga Ronaldinho me të vërtetë përbëhet nga disa legjenda të mëdha të të gjitha kohërave, por nuk ka vend për Cristiano Ronaldon.
Ish-ylli i Barcelonës është një nga lojtarët më ikonë në historinë e fundit të garës, për golin e tij ndaj Chelseat nëse për asgjë tjetër dhe e fitoi trofeun me Barcelonën në vitin 2006.
Në vitin 2015, ai u pyet se cili ishte 11-shja më e mirë e të gjitha kohërave në këtë garë dhe Ronaldinho nuk hezitoi ta zgjedh atë.
Në atë kohë, Ronaldinho zgjodhi një treshe sulmi me brazilianin Ronaldo, dhe dy ish-yjet e tjerë të Barcës, Lionel Messi dhe Thierry Henry, dhe kjo do të thoshte se nuk kishte vend për portugezin Ronaldon.
Në mesfushë, braziliani zgjodhi bashkëkombësin e tij Leite Kaka, së bashku me Frank Lampard dhe Claude Makelele.
Mbrojtja e zgjedhur nga Ronaldinho përbëhet nga: Cafu, John Terry, Paolo Maldini dhe Roberto Carlos, ndërsa në portë Gianluigi Buffon.
Formacioni i zgjedhur nga legjenda braziliane është i diskutueshëm dhe jo pak i kritikuar, pasi aty nuk u përfshinë shumë legjenda të Ligës së Kampionëve
Më poshtë e keni formacionin e zgjedhur nga Ronaldinho:
/Telegrafi/