Telegrafi

Romagnoli: Nuk largohem nga Milani

Alessio Romagnoli e ka lëvduar Vincenzo Montellan për bashkimin e Milanit dhe i ka siguruar tifozët se nuk e ka në plan të largohet.

Qendërmbrojtësi bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren prej 1-0 ndaj Juventusit duke i ndihmuar skuadrës që të afrohet në vetëm dy pikë nga lideri.

21-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Chelsea, mirëpo nuk e ka në plan të largohet nga San Siro.

Lexo po ashtu Milani konfirmon të ardhmen e Romagnolit

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer dhe një ndjenjë e mrekullueshme. Duhet të vazhdojmë kështu për t’u kualifikuar në Evropë”.

“Montella ka vepruar mirë duke na bërë një grup të bashkuar. Ai na ka treguar ndjenjën e qetësisë dhe këtë mund ta shihni”.

“Jam i lumtur te Milani dhe në Itali, prandaj shpresoj të qëndroj këtu”, ka deklaruar Romagnoli për Mediaset Premium. /Telegrafi/