Telegrafi

Romagnoli: I lumtur që Milani ka kaq shumë tifozë në Kosovë

Alessio Romangnoli është deklaruar para përballjes miqësore që Milani do ta zhvillojë ndaj Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, kapiteni i Rossonerëve ka thënë se është shumë i lumtur që gjendet në vendin tonë dhe që do të mundohen t’i kënaqin tifozët shqiptarë.

“Jam shumë i kënaqur që jemi këtu, i lumtur që kam parë shumë tifozë të Milanit dhe ky gëzim do të vazhdojë edhe në fushë”, ka thënë lideri i skuadrës italiane.

“Meqenëse ne jemi në fazën përgatitore, ne do të shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe t’i kënaqim tifozët tanë”, ka shtuar më tej Romagnoli.

Lexo po ashtu Mediat italiane shkruajnë për mikpritjen madhështore që iu bë Milanit në Kosovë

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/