Sandro Tonali është shpresa e futbollit italian pasi po llogaritet si ‘Pirlo i ri’.
Mesfushori i talentuar italian është duke shkëlqyer me fanellën e Brescias dhe është afër inkuadrimit në Serie A.
Tre gola dhe shtatë asistime në 30 ndeshje kanë bërë skuadrat e mëdha që t’i kërkojnë shërbimet e tij.
Por duket se ekipi favorit për të nënshkruar me Tonalin është Roma që po udhëheq garën.
Mediat italiane kanë raportuar se Giallorosët kanë gati 15 milionë euro për Brescian, si dhe 50% të kartonëve të dy futbollistëve Mirko Antonucci që është i huazuar te Pescara dhe Alessio Riccardi.
Brescia ka mbetur e kënaqur me ofertën e Romës dhe është gati ta lë të lirë yllin e ri t’i bashkohet verdhekuqve.
18-vjeçari po kërkohet nga skuadra të mëdha si Inter, Juventus, Napoli, Milan, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe PSG. /Telegrafi/