Telegrafi

Roma rrit ofertën për Interin dhe Icardin, pagë shumë e lartë për argjentinasin

Mauro Icardi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Roma duket se e ka seriozisht për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas Mauro Icardi.

Drejtori sportiv Gianluca Petrachi po dëshiron që sa më shpejtë të transferojë një sulmues për ta zëvendësuar Edin Dzekon.

Sulmuesi boshnjak ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Interit pasi tanimë ka një marrëveshje personale me zikaltërtit.

Roma po kërkon Gonzalo Higuainin, por kjo pistë duket shumë e vështirë.

Edin Dzeko . (Foto: Getty Images)

Kësisoj Giallorosët janë riktheher tek objektivi i tyre madhor, që është Mauro Icardi.

Mediat italiane kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Roma e ka ngritur edhe më shumë ofertën për Icardin.

Kryeqytetasit kanë ofruar 50 milionë euro si dhe shërbimet e Edin Dzekos dhe thuhet se kjo ofertë ka lënë të kënaqur Interin.

Mauro Icardi. (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Drejtori sportiv i Romës, Petrachi ka kontaktuar me Wanda Narën ku i ka propozuar argjentinasit një pagë prej shtatë milionë eurove në sezon plus bonuse. /Telegrafi/