Telegrafi

Roma refuzon skuadrat e mëdha për Cengiz Underin

during the serie A match between Udinese Calcio and AS Roma at Stadio Friuli on February 17, 2018 in Udine, Italy.

Cengiz Under ka shkëlqyer me Romën këtë edicion në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anësorë vetëm një vit më parë iu bashkua Romës për një shumë rreth 15 milionë euro nga Istanbul Basaksehir.

Ne 31 ndeshje në të gjitha garat, Under ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Ndeshjet e tij të mira kanë bërë që për të të interesohen skuadrat e mëdha evropiane.

Barcelona, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea dhe Monaco janë vënë pas talentit turk.

Cengiz Under (Photo: Getty Images)

Por Roma si duket nuk e ka ndërmend të dëgjojë për asnjë ofertë që vijnë për talentin e tyre.

Sipas medieve italiane, Giallorosët e konsiderojnë si të rëndësishëm yllin e tyre dhe nuk duan të dëgjojnë për asnjë ofertë.

Cengiz ka një kontratë me Romën deri në verën e vitit 2022, ndërsa ai mendohet se ka një çmim rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/