Roma pritet të ofrojë shërbimet e Javier Pastores plus para në këmbim të anësorit sulmues të Milanit, Suso.
Sipas gazetës La Repubblica, të dy lojtarët janë duke luftuar për të gjetur vendin e tyre në skemat taktike të trajnerëve të rinj, kështu që mund të largohen diku tjetër.
Suso është një anësor tipik, që nuk kërkohet më nga Marco Giampaolo dhe formacioni i tij 4-3-1-2, ndërsa Pastore është një ‘trequartista’ dhe pozita e tij nuk gjendet në formacionin 4-3-3 të Paulo Fonseca.
Klubet mund të zgjidhin problemet e njëri-tjetrit në një marrëveshje duke shkëmbyer Suson me Pastoren, shton La Repubblica.
Suso ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për jashtë vendit, ndërsa 30-vjeçari Pastore është blerë nga Paris Saint-Germain verën e kaluar për 24.7 milionë euro.
Në rastin më të mirë, Roma mund të ofrojë shërbimet e yllit argjentinas dhe 15 milionë euro tjera. /Telegrafi/