Nëse Roma nuk mund të bëjë Leicester Cityn që ta ulë çmimin e kërkuar për Riyad Mahrezin, ata do të kthehen për të provuar për anësorin e Milanin, Suso.
Drejtori sportive i Romës, Monchi ka konfirmuar dje (e premte) se ai do të filloj të shikojë drejt objektivave tjera pasi Leicesteri refuzoi dy oferta për Mahrezin.
Sipas Corriere dello Sport, opsioni tjetër në listën e dëshirave të Romës është Suso, i cili po e gjen veten gjithnjë e më shumë të shtyrë në margjinat e Milanit.
Ai nuk ka nënshkruar një kontratë të re, me marrëveshjen e tij të tanishme që operon deri në qershor të vitit 2019, dhe do të ishte një zëvendësim ideal për Mohamed Salahn në anën e djathtë të sulmit.
Rossonerët kishin një zbavitje të shpenzimeve këtë verë me 10 lojtarë të rinj dhe ende kanë nevojë për të marrë të paktën një sulmues, kështu që Suso mund të kërkoj më shumë kohë të rregullt të lojës në skuadra tjera.
Monchi dhe Roma kishin synuar tashmë 23-vjeçarin para se të hynin me të gjitha forcat për shërbimet e Mahrezit. /Telegrafi/