Telegrafi

Roma e gatshme ta shes Underin në verë, pesë skuadra pas turkut

Cengiz Under. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma është duke menduar ta shes Cengiz Udnerin gjatë afatit kalimtar veror.

Giallorosët kanë pasur bisedime për kontratë të re me lojtarin, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.

Under ka qenë ndër lojtarët kryesor të Romës në dy vitet e fundit, por këtë edicion ka pasur probleme me lëndime.

Cengiz Under dhe Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kryeqytetasit po synojnë që ta shesin turkun në mënyrë që të fitojnë 45 milionë euro nga largimi i tij.

Reprezentuesi turk ka disa opsione mjaftë të mira për ta vazhduar karrierën, ku mund të transferohet në Bundesliga, Ligën Premier, por edhe të mbetet në Serie A ku po kërkohet nga Milan.

Në Angli interesim kanë shfaqur Arsenali dhe Evertoni, derisa Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e duan në Gjermani. /Telegrafi/