Roma është duke tentuar që të transferojë Alfonso Pedrazan nga Villareali.
Lojtari 25-vjeçar ka impresionuar me formën e tij në këto dy sezonet e fundit, duke bërë që shumë skuadra të interesohen për të.
Chelsea, Barcelona dhe Milani, janë që të gjithë në garë për transferimin e anëtarit të Villarealit.
Mesfushori është i hapur për t’u larguar nga Villareali, mirëpo këta të fundit nuk heqin dorë aq lehtë nga lojtari.
Sipas Calciomercato.it, skuadra spanjolle po kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonine lojtarit.
Chelsea dhe Barcelona, janë dy opsionet e tij më të mundshme, mirëpo Roma dhe Milani mund ta joshin atë me një vend të titullarit në formacion. /Telegrafi/