Rodri Hernandez është lojtari më i ri i Manchester Cityt, pasi është paguar klauzolën e tij prej 70 milionë eurosh në selinë e La Ligas të mërkurën.
Do të thotë se 23-vjeçari do të bëhet dirigjenti i fundit i mesfushës që do të trajnohet nga Pep Guardiola.
Sa ishte në Barcelonë: Busquets, Mascherano, Xavi, Cesc …
Guardiola arriti kulmin e tij te Barcelona kur erdhi në krye të ekipit të parë gjatë sezonit 2008/09, pas një viti në krye të blaugranave të ekipit B.
Gjatë katër sezoneve të tij në Camp Nou, ai kishte lojtarë si Sergio Busquets, Javier Mascherano, Xavi Hernandez, Cesc Fabregas dhe Seydou Keita, të cilët ishin në gjendje të ndihmonin dhe të diktonin ritmin e lojës nga një pozicion më i thellë. Ata ishin lojtarët kryesorë në sistemin e tij.
Sa ishte në Bayern Munich: Kroos, Javi Martinez, Lahm, Xabi Alonso…
Në verën e vitit 2013, katalanasi filloi një aventurë të re në Gjermani kur ai u bë trajner i Bayern Munchen.
Edhe pse nuk ishte në gjendje ta përsëriste përsosmërinë e arritur në Barcelonë, Guardiola ishte i suksesshëm me bavarezët dhe kjo pasi kryesisht mesfushës me futbollistë si Toni Kroos, Javi Martinez, Xabi Alonso, Thiago Alcantara, Philipp Lahm dhe Bastian Schëeinsteiger.
Të dy Alonso dhe Thiago ishin nënshkrimet që 48-vjeçari i kishte kërkuar duke kërkuar ta impononte filozofinë e tij.
Zbatimi i stilit të tij në Manchester City: Fernandinho, Gundogan … dhe Rodri
Tre vjet pas largimit ga Bayern, Guardiola e mori talentin që e donte në Manchester City.
Ai ka lojtarë si Fernandinho, Ilkay Gundogan dhe Fabian Delph, por tani edhe me Rodri Hernandez, ku do të kërkojë të bëjë lojën e tij.
Ish lojtari i Atletico Madridit i përshtatet Cityt që luan për tokë dhe, ashtu si Thiago dhe Alonso në Bayern, ishte kërkesë e Guardiolas. /Telegrafi/