Site icon Telegrafi

Rocco Vata gati ta bëj hapin e madh në karrierë, kërkohet në Itali dhe Belgjikë

Rocco Vata mund ta bëjë hapin e madh në karrierën e tij gjatë këtij afati kalimtar veror.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata ka kohë që shkëlqen në Akademinë e gjigantit skocez Celtic Glasgow.

E falë paraqitjeve fantastike në ekipin B të Celticut, dy skuadrat italiane Hellas Verona dhe Torino kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

18-vjeçari konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të tij në Irlandë, derisa ai është rritur te Celticu ku ia ka dalë madje të debutojë me ekipin e parë duke bërë katër paraqitje.

Vata ka edhe një vit kontratë me Celticun dhe dy skuadrat italiane po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë për transferimin e tij.

Rocco Vata me fanellën e Irlandës U21

Megjithatë Torino dhe Verona nuk janë të vetmet që e duan atë, pasi interesim për transferimin e talentit shqiptar ka shprehur edhe gjiganti belg Club Brugge.

Talenti me origjinë shqiptare ka pasaportë irlandeze dhe është pjesë e U21 të këtij shteti ku luan nga U15.

Gjithsesi bëhet fjalë për një nga futbollistët e rinj më të mirë në Evropë dhe Vata duket se ka një të ardhme të ndritur. /Telegrafi/

Exit mobile version