Site icon Telegrafi

Robertson tregohet bashkëlojtar i madh, i hakmerret Rafinhas për Manen

Andy Robertson i ka thënë bashkëlojtarit të tij, Sadio Mane, se do të hakmerrej ndaj mbrojtësit të djathtë të Flamengos, Rafinha, në finalen e Kupës së Botës për Klube mbrëmë (e shtunë) dhe skocezi e mbajti fjalën e dhënë.

Manes iu tregua çuditërisht një karton i verdhë në fund të pjesës së parë kur u përfshi në një zënkë me ish-mbrojtësin e Bayern Munichut.

Sulmuesi i Senegalit u tërhoq qartë nga Rafinha, por një shtyrje ndaj 34-vjeçarit bëri që gjyqtari ta jep vendimin në anën tjetër dhe kjo krijoi shumë zemërim për e Manen.

Por, ndërsa skuadrat u larguan nga fusha në pushim, Robertson u tregua i shpejtë për të informuar bashkëlojtarin e tij se ai do të ‘merrej’ me Rafinhan.

Skocezi e ndoqi premtimin e tij vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë u hakmor ndaj brazilianit duke e rrëzuar tek vija e fundit e fushës.

Në fund, Robertson dhe Mane dolën të qeshur nga fusha pasi Liverpooli fitoi 1-0 falë një goli të Roberto Firminos të shënuar në minutën e 99-të në vazhdime.

Kjo fitore e ka bërë Liverpoolin kampion bote për klube, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë në histori. /Telegrafi/  

Exit mobile version