Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka thënë se i kishin mjaftuar 10 minuta që ta braktiste Interin dhe t’i bashkohej Real Madridit. Mbrojtësi i majtë luajti vetëm një sezon te Nerazzurrët para se të transferohej në Estadio Santiago Bernabeu në vitin 1996, ku më pas e shkroi historinë.
“Te Interi më angazhonin anësor në mesfushë dhe madje si sulmues. Problemi kryesor ishte se kisha shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para. Pastaj më vendosën përpara dhe vuajta shumë”, ka treguar Carlos në një shfaqje të drejtpërdrejtë në Instagram.
“Bisedova me presidentin (e atëhershëm të Interit, Massimo Moratti) që t’i thosha se nuk mund të luaja atje, sepse Copa America po afronte dhe për të qenë atje, duhej të luaja mbrojtës krahu”.
“Është interesante se të njëjtën ditë patëm takim me Lorenzo Sanz (presidentin e atëhershëm të Real Madridit) dhe për 10 minuta u largova, dhe iu bashkova Real Madridit”, ka treguar braziliani.
Carlos qëndroi deri në vitin 2007 te Reali, duke fituar mes tjerash, katër tituj të La Ligas, tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy Kupa Interkontinentale, tri Superkupa të Spanjës dhe një Superkupë të UEFA-s.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe e fitoi dy herë Copa America, një Kupë të Konfederatave dhe një herë Kampionatin Botëror me Brazilin. /Telegrafi/