Roana Murseli është pesë vjeçarja nga qyteti i Tetovës e cila është e ftuara e radhës në emisionin TM kids.
Roana sikur të gjithë bashkëmoshatarët e saj pëlqente të luante me lodra, teksa edhe kur dilte në shëtitje, këndet e lodrave ishin vendet e saja të argëtimit.
Shumë humane dhe e gatshme që të ndihmoj të tjerët, Roana tha se edhe po të kishte shumë para do t’i ndante me personat nevojtarë.
I pëlqenin ushqimet që gatuante nëna e saj, ndërsa makaronat ishin ushqimi i preferuar.
Roana veten e sheh si një artiste e së ardhmes, ajo dëshiron të bëhet këngëtare.
E kur jemi te kënga, Roana artistë të preferuar i ka reperët Don Xhoni dhe Tayna.
Për dëshirën tonë ajo këndoi këngën “Katile” të rap artistit Don Xhoni.
Për më tepër ndiqeni videon e Roanës.