Vedat Muriqi duket se do të jetë temë e nxehtë e afatit kalimtar të verës në Turqi.
Mediat e këtij vendi kanë raportuar se reprezentuesi i Kosovës dhe Fenerbahçe kanë arritur një marrëveshje në mes veti.
Sipas tyre, gjiganti turk ka ofruar mbi dy milionë euro për shtat-gjatin prizrenas me mundësi që edhe një milion t’i merr në fund të sezonit, klubi i Rizespor.
Kjo e fundit pas këtyre shkrimeve ka mohuar se ka marr ndonjë ofertë prej “kanarinave të verdha” dhe se pret që të vazhdojë bashkëpunimin me shqiptarin.
Theksojmë se 24-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka shënuar 12 gola në Superligën e Turqisë, duke dhënë edhe shtatë asistime në 27 ndeshje.
Sözleşmesi devam eden profesyonel futbolcularımız Gökhan Akkan ve Vedat Muriqi hakkında, bazı yayın organlarında yer alan haberler asılsızdır.
Detaylar 👉 https://t.co/ofiosaHhte pic.twitter.com/BXsr5hFNoY
— Çaykur Rizespor (@CRizesporAS) April 12, 2019
Muriqi ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.
Ai është një nga top-shënuesit e Superligës turke këtë vit. /Telegrafi/