Uriel Bohbot, 31-vjeç, mbeti i shokues kur iu dërguar videoja ku shihet sesi vëllai i tij 34-vjeç gjendet në mesin e të rrëmbyerve në festivalin e muzikës elektronike, ku militantët e Hamasit morë shumë persona peng.
Në fakt, Uriel tha se menjëherë e njohu bazuar në ngjyrën e flokëve dhe aty bërtiti “oh zot, e kanë zënë rob vëllain tim”, transmeton Telegrafi.
Uriel gjendej në San Francisco kur mori videon dhe me fluturimin e parë u nis për në Jerusalem për të qëndruar pranë familjes së tij.
“Kur mësuam se Hamasi po i sulmon, i telefonuam Elkanit dhe ai i tha nënës tonë: ‘Mirë jam, thjesht po u ndihmojë njerëzve të largohen nga këtu”, shtoi ai.
Ai shtoi se e njeh mirë vëllain e tij, dhe se ai kurrë nuk do ta linte dikë dhe për këtë është i bindur se e kanë zënë rob.
“Të paktën e kam këtë video që është një shenjë se është gjallë. Dua t’i tregojë botës fytyrën e tij, ta kthejë në shtëpi. Jemi të frikësuar dhe nëna jonë ka mbetur zemërthyer. Ajo vazhdimisht po qan në shtrat duke mbajtur këmishën e tij”, shtoi i riu.
Siç raporton The Sun, Elkani është i martuar, ka fëmijë dhe merret me biznes – ka një dyqan akulloresh në Tel Aviv. /Telegrafi/