Telegrafi

Rita përkrah reperin shqiptar në Amerikë: Shqipëri çohu në këmbë

Reperi i njohur shqiptar, Arian Asllani, më mirë i njohur si Action Bronson, së shpejti do të hedh në treg albumin e tij më të ri të titulluar “Mr. Wonderful”.

Këtë e ka bërë të ditur ylli botëror i muzikës, Rita Ora, e cila përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram ka ftuar fansat ta blejnë albumin e reperit të talentuar, transmeton Telegrafi.

“Shqipëri çohu në këmbë…më në fund u takuam! Albumi i tij, MR Wonderful publikohet sot… shkoni e blijeni nëse s’e keni bërë akoma”, shkroi Rita përbri një fotoje, ku shihet në krah të reperit.

Kujtojmë se babai i Arianit është shqiptar, ndërsa nëna e reperit është ka prejardhje hebreje.

Para se të fillonte karrierën e tij muzikore, Ariani ishte ekspert i ushqimit dhe pothuajse të gjitha këngët e tij janë për ushqimin.

Pasi mori përkrahjen e këngëtares shqiptare, ai tashmë ka publikuar këngën e parë nga albumi i tij i fundit.

Në një skenë të saj, shihet një baner ku shkruan “Java e ndërgjegjësimit shqiptar”. /Telegrafi/