Telegrafi

Rita Ora zbulon disa prapaskena të xhirimeve të reklamës të markës së këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka zbuluar se ka ndërruar numrin e telefonit shkaku që nuk dëshiron të kenë qasje në të ish të dashurit.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me suksese edhe në këtë fillim vit duke punuar në projekte të reja në fushën e reklamës.

Ajo së fundi ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

 

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë bukuroshja jonë përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka shpërndarë edhe disa video të bëra gjatë xhirimeve.

Lexo po ashtu Lajmet për Rita Orën

“Mezi po që të festoj me Giuseppe Zanotti javën e ardhshme në Los Angeles me koleksionin tonë dhe gjithë xhirimet e mahnitshme që bëmë. Këtu janë prapaskenat për ju”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se edhe në të kaluarën 28-vjeçarja ka qenë fytyrë e markave botërore duke përfshirë Coca Colan.

Lexo po ashtu Rita Ora ndryshon numrin e telefonit për të shmangur ish të dashurit

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit të ri, “Phoenix”, dhe ka planifikuar disa koncerte të ndryshme anembanë botës. /Telegrafi/