Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën sportive të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
‘Dardanët’ janë mysafirë të Tre Luanëve në stadiumin ‘St Mary’ të Southamptonit, ku do ta zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Gjatë ditës së martë është shpërndarë një fotografi nga paslufta (në vitin 1999), ku shihen ushtarët britanikë duke luajtur futboll në një lagje të Prishtinës, me djelmoshat që sapo ishin kthyer në shtëpitë e tyre.
This picture has been taken in Prishtina in 1999. A British soldier is playing football with local kids while serving on a peacekeeping mission.
Today, 20 years later, Kosovo will face England for Euro2020Qualifiers ⚽️#WeDream pic.twitter.com/UhF2s6QyPN
— Shpend (@shpendzymberi) September 10, 2019
Kjo fotografi, e cila u publikua nga Image of Kosovo, ka bërë bujë edhe në mesin e lojtarëve të Kosovës, të cilët e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Ndërkaq, përshtypje i ka bërë edhe këngëtares nga Kosova që jeton në Angli, Rita Ora, e cila e ka shpërndarë në profilin e saj në InstaStory me mbishkrimin: “Me fat”. /Telegrafi/