Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet sportive e veshur me tuta, ndërsa bashkëshorti ia bartë valixhet gjatë daljes nga hoteli

Ajo pati dy paraqitje të mrekullueshme në Met Gala 2023 dhe pas-ndejën e eventit më të madh të modës.

Dhe Rita Ora dukej tejet e thjeshtë të nesërmen, teksa u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, shkruan DailyMail.

Veshjet e modës që ajo kishte veshur një natë më parë ishin zhdukur prej kohësh, dhe në vend të tyre ishin tutat sportive, një kapele bejsbolli dhe syze dielli.

Shenja e vetme e makijazhit ishin thonjtë e zinj të gjatë dhe të egër që ajo kishe realizuar për mbrëmjen e Met Gala 2023.

Lexo po ashtu Nga Rita Ora, Dua Lipa e deri te Kim Kardashian - paraqitjet më të bukura në Met Gala 2023

Rita, 32 vjeçe, u pa teksa dilte nga Hoteli Bowery në New York City të martën së bashku me bashkëshortin e saj, 47 vjeç, i cili gjithashtu mori pjesë në Met Gala me të.

Edhe ai ishte i veshur thjeshtë me tuta dhe një kapelë, ndërsa i nxirrte gjërat e tyre nga hoteli.

Lexo po ashtu Rita Ora ndërroi veshjen për t'u dukur akoma më provokuese në pas-ndejën e Met Gala 2023

Regjisori i kompanisë “Marvel” kishte veshur një kapuç të zi, xhaketë lëkure dhe xhinse blu të zbehura.

Rita kaloi mbrëmjen e së hënës duke festuar natën më të madhe të modës së bashku me bashkëshortin e saj dhe një mori yjesh të tjerë.

Por duket se ajo mund të jetë argëtuar paksa shumë – pasi ajo me shaka tregoi të martën përmes InstaStory se kishte marrë dhimbje koke nga festa. /Telegrafi/

Exit mobile version