Rita Ora tregoi ndjenjën e saj unike të stilit të dielën teksa shkoi në një takim me të dashurin Taika Waititi.
Çifti në lidhje prej një kohe të gjatë, 31 vjeçarja dhe 46 vjeçari, u ngjitën me njëri-tjetrin, teksa largoheshin nga “The Roxy” në Hollywoodin perëndimor, shkruan DailyMail.
Rita e shfaqi plotësisht ndjenjën e saj të çuditshme të modës, e veshur me një fund me printim të gjatë dhe bluzë me printime të përplasura që tregonin një pamje të barkut të saj të tonifikuar.
Këngëtarja e mbajti të ftohtin larg, duke u mbështjellë me një xhaketë me stampa tigri dhe i vendosi gjërat e nevojshme në një çantë të varur në trup.
Flokët e saj bionde ishin të stiluara në kaçurrela të rregullta dhe ajo kishte vendosur një makijazh minimal në fytyrën e saj, për të lënë të shkëlqente bukuria e saj natyrale.
Taika ndërkohë tregoi sensin e tij të modës i veshur me një bluzë grafike, këmishë kafe dhe xhinse të zeza me atlete të bardha.
Ai u vesh me një xhaketë blu të zbehtë dhe vuri një kapele bejsbolli mbi flokët e tij të thinjura.
Dyshja u takuan katër vjet më parë dhe ishin miq përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike një vit më parë.
Vitin e kaluar, Ora zbuloi në një intervistë për The Independent se ajo ngriu qelizat e saj vezë, me shpresën për të ndërtuar një familje në të ardhmen.
Ajo i tha mediumit se do të donte të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu foli për romancën e saj me Taikan, duke thënë se ajo “nuk priste të gjente dashuri” tek ai.
Rita shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes dhe ‘ta mbrojë atë’, përpara se të thoshte se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.
“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo. /Telegrafi/