Telegrafi

Rita Ora publikon video se si nëna e saj e thërret me përkëdheli me fjalë në gjuhën shqipe

Foto: Vera Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë pjesë së fundmi në shënimin e 50 vjetorit të organizatës së njohur bamirëse, “Centrepoint”, në Londër.

Në këtë event, ajo është shoqëruar nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu, dhe së bashku kanë pasur rastin të takojnë princin e famshëm, William.

Rita Ora, nëna e saj Vera Sahatçiu dhe Princi William (Foto: Dominic Lipinski – Pool/Getty Images/Guliver)

Rita ka një lidhje të veçantë me mamanë e saj, e cila ka qenë shoqëruese e saj në shumë ngjarje të rëndësishme.

Lexo po ashtu Rita Ora takohet dhe i jep një përqafim të ngrohtë Princit William, në 50 vjetorin e organizatës bamirëse "Centrepoint"

Në një video të publikuar në InstaStory, Verak a treguar se si e thërret me përkëdheli bijën e saj me fjalë në gjuhën shqipe.

Ajo e quan “nanush” dhe “rrush” Ritën – gjë e cila e bën atë të ndjehet e përkëdhelur dhe e llastuar.

Lexo po ashtu Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

Të njëjtën video, Rita e ka shpërndarë në InstaStory, duke treguar se sa mirë ndjehet kur trajtohet në këtë lloje forme nga nëna e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, vet nëna e këngëtares në një intervistë për Telegrafin kishte treguar se pavarësisht që Rita ka famë ndërkombëtare, ajo i trajton njëjtë të tre fëmijët e saj.

“Marrëdhënia me dy fëmijët e tjerë është njëjtë si me Ritën, pa asnjë dallim!Edhe pse Rita ka famë botërore, fëmijët e mi kanë dashurinë dhe repektin e njëjtë”, ka thënë Vera. /Telegrafi/

Foto: Vera Ora/InstaStory