Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë bashkë me familjarët dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Artistja shqiptare me famë botërore ditën e sotme ka ndarë pamjet e para nga vizita e saj në Prishtinë.
Përmes disa fotografive që ndau me fansat në Instagram, Rita gjithashtu ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Ylli i muzikës publikoi foto nga darka e organizuar mbrëmë (e hënë) nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku të ftuar ishin edhe emra të tjetër të njohur nga muzika dhe arti në vend.
Në imazhet që artistja postoi shihet duke e bërë shqiponjën me duar bashkë me presidenten Osmani dhe në një tjetër me bashkëshortin e saj.
“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri nga familja jonë në tuajën”, ka shkruar Rita sipër postimit.
Theksojmë që përveç festës së 28 Nëntorit, Rita në Prishtinë festoi edhe ditëlindjen e saj të 33-të.
Në vizitën e saj në vendlindje ajo u prit në takim edhe nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama iu dhurua “Çelësi i Qytetit”. /Telegrafi/