Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot (e shtunë) në takim nënën e artistes së famshme ndërkombëtare, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora.
Ato janë takuar në zyrën presidenciale, të cilat mes shumë gjërash kanë diskutuar edhe për shëndetin mendor.
Fotografitë e tyre janë publikuar në rrjete sociale ku janë shprehur të lumtura për bashkëbisedimin e bërë.
Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila publikon imazhe nga takimi i të ëmës me Osmanin.
“Dy nga inspirimet e mia në një dhomë”, është shprehur krijuesja e hitit “Hot Right Now”.
Rita kujtojmë që u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015 nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.
Ajo është konsideruar si një Ambasadore e denjë për vendin tonë duke e promovuar vazhdimisht. /Telegrafi/