Rita Ora rrallë flet për marrëdhënien me Taika Waititi, por në një intervistë më të fundit ka treguar se sa shumë është e dashuruar me regjisorin e njohur.
“Jam e dashuruar, shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar. Gjithmonë kam besuar në dashuri dhe kam dashur gjithmonë një përrallë. Dashuria është ajo me të cilën jam rritur”, ka thënë këngëtarja në podcastin Greatest Night Ever.
Në deklaratën e saj, Rita përmendi se frymëzim i ka prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu, të cilët janë të martuar prej më shumë se 30 vitesh.
Në gusht 2022, u raportua se këngëtarja është martuar fshehurazi me partnerin e saj në një ceremoni intime në Londër.
Vitin e kaluar, Rita dhe Waititi dolën publikisht me lidhjen e tyre, ndërsa për herë të parë së bashku ishin parë në prill të vitit 2021. /Telegrafi/