Rita Ora është një ndër këngëtarët më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo i ka mundësuar bukuroshes shqiptare të takojë personalitete të sferave të ndryshme të jetës.
Një ndër ta është edhe takimi me Princin Harry, të cilën e ka takuar gjatë vizitës në Pallatin Kensington, ku i pranishëm ishte edhe Princi William.
Ajo tek sot ka folur rreth takimit me anëtarët e familjes mbretërore duke zbuluar se kishte emocione dhe ishte paksa nervozë.
“Takimi me Princin Harry dhe Princin William më pëlqeu tej mase. Ajo ishte hera e parë që takova anëtarë të familjes mbretërore. Kjo ka bërë që të isha paksa nervoze”, ka thënë për revistën “Hello”, Rita.
Këngëtarja 26-vjeçare ndër të tjerash thotë se ishte befasuar me thjeshtësinë e vëllezërve mbretëror.
Theksojmë se kohët e fundit po spekulohet rreth fejesës së Harryt me të dashurën 36-vjeçare, Meghan Markle, por këngëtarja shqiptare bëri shaka duke se thënë se “Harry është ende princi im”. /Telegrafi/