Telegrafi

Rita Ora në listën e muzikantëve më të pasur britanikë

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është shumë aktive në muzikë me këngë të reja.

Së fundmi, ajo së bashku me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B publikuan këngën e tyre më të re me titull “Grils”.

Përveçse ndër këngëtaret më të mira, Rita renditet edhe si një ndër të famshmit me fitimet më të mira.

Së fundmi, ka qenë e përditshmja ‘Sunday Times’, e cila ka publikuar një listë me këngëtarët më të paguar në Britaninë e Madhe, nën moshën 30 vjeç.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Përveç muzikës, janë llogaritur edhe veprimtaritë tjera fitimprurëse, pasi këngëtarja shqiptare prej sa vitesh ka kontratë të vlefshme me brende të njohura.

Në këtë listë, Ora renditet e 11-ta si artistja me më së shumti fitime, me një pasuri të qëndrueshme prej 16 milionë dollarësh në vit, ranguar krahas emrave të tjerë të njohur të tregut botëror si: Adele, Ed Sheeran, Calvin Harris, Harry Styles, Zayn Malik e shumë të tjerë.

Rita është një sipërmarrëse e suksesshme. The Sun ka raportuar se edhe pse nuk kishte publikuar asnjë material të ri muzikor për një periudhë njëvjeçare (deri në prill 2017), ajo kishte fituar mbi 30 mijë euro në javë, duke përfituar 1.4 milion funte (1.57 milion euro) në atë periudhë 12 mujore.

Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe në gara konkurrimi, si ‘The Voice UK’, ‘The X Factor’ dhe ‘America’s Next Top Model’.

Ajo njëherësh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me brende të njohura. Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Nga viti 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images)