Site icon Telegrafi

Rita Ora krijoi atmosferë fantastike në Tiranë

(Foto: TCH)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për ta shijuar koncertin falas të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.

Por, atmosfera e vërtetë u ndez kur në skenë doli Rita e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.

Në pah dilte veshja e saj me ngjyrat e flamurit dhe shqiponja në mantelin e kuq.

Lexo po ashtu Rita para koncertit: Sigurohuni të arrini herët për t'i parë të gjitha vajzat që performojnë sonte

Rita Ora zgjodhi ta niste koncertin me këngën “Ritual”, për të vijuar me “Body On Me”, e shumë prej hiteve të saj botërore.

Mbrëmja u shijua jo vetëm nga qindra qytetarë që u mblodhën në shesh por dhe nga vetë Rita Ora e cila u shpreh falënderuese ndaj publikut shqiptar.

Rita Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën në Tiranë, ndërsa elektrizoi kryeqytetin. /TCH/

Exit mobile version