Site icon Telegrafi

Rita Ora: Krenarinë e kam në gjak sepse jam shqiptare

“Krenaria është në gjakun tim. Unë jam shqiptare, kështu që krenaria është brenda meje”. Kështu ka thënë Rita Ora për revistën e mirënjohur botërore Marie Claire.

Rita, përveç që ka zënë ballinën e revistës, ka dhënë edhe një intervistë për të, duke folur për planet e saj, lidhjet, muzikën dhe tiparet e saj personale.

Rita Ora kishte një plan: faqet e para të revistave, moda me Roberto Cavallin dhe produktet e bukurisë me Rimmel London, linjën e veshjeve me Adidas Originals, kampanjën me Coca-Colën, si dhe performancën me këngën e nominuar për Oscar ‘Grateful”. Këto janë dëshmi që plani i saj ka funksionuar.

“Po, plani im tani është duke arritur të gjitha efektet”.

“Ne jemi këto, kosovaret ambicioze”, ka thënë Rita Ora, duke ju referuar vetes dhe motrës së saj më të madhe Elena Sahatçiu, që është menaxhere e saj. “E kam ditur që në një mënyrë apo tjetër, do të bëja gjërat në mënyrën time”.

Sa i përket lidhjeve, Rita ka deklaruar së frikësohet të jetë vetëm, , raporton KTV.

“Nuk ndjehem keq ta pranoj se e kam këtë frikë. Nuk turpërohem ta pranoj. Dashuria, nganjëherë të bën të ndjehesh e marrë”, ka thënë ajo.

Për herë të parë, ajo foli edhe për lidhjen e saj me Dj-in e njohur Calvin Harris. “Kisha një arsye pse jam ndarë nga ai. Po ashtu kam edhe një arsye se pse jam në këtë pikë të jetës, ku ndjehem se kam liri të mjaftueshme muzikore dhe nuk duhet t’i jap llogari askujt. Sa isha në lidhje me të, mendoja se ai nuk do të bënte gabime asnjëherë. Kam menduar se kam përkrahjen e tij dhe nuk do t’më shikonte çuditshëm asnjëherë. Por më pas erdhi kënga “I Will Never Let You Down” dhe gjërat filluan të shkonin në drejtim të çuditshëm. Nuk e di nëse kjo ndodhi për shkak që jeta personale u bë lëmsh me punën, apo çfarë”, përfundon Rita, duke mos e përmendur emrin Harris asnjëherë.

Exit mobile version