Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tashmë ka arritur në Tiranë, ku do të mbajë një koncert.
Koncerti është paralajmëruar për datën 6 shtator dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit të Shqipërisë.
“Hej, Rita Ora është në Tiranë”, ka shkruar kryebashkiaku Erion Velija duke shpërndarë një video të drejtpërdrejtë nga ndalesa e parë në ‘Liceun Artistik’, me të rinjtë e talentuar të qytetit.
Ndryshe, koncerti i 31-vjeçares do të jetë falas për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës.
Njëherësh, për hapjen evenimentit muzikor, do të ketë interpretime nga yjet e estradës, si Ronela Hajati dhe Kida. /Telegrafi/