Telegrafi

Rita Ora injorohet nga familja Kardashian gjatë performancës së saj në “E! People’s Choise Awards”

Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar për të kënduar në eventin e madh, “E! People’s Choise Awards”.

Ajo ka interpretuar ‘live’ hitin e saj më të fundit “Let you love me”, duke bërë për vete publikun me performancën e saj energjike.

Këngëtarja shqiptare arriti të marrë shumë duartrokitje nga publiku, duke u komplimentuar për paraqitjen e saj.

Kishte edhe shumë nga fytyrat publike të pranishëm, të cilët uruan performancën e Ritës.

Por, e njëjta gjë nuk ndodhi me motrat Kardashian, të cilat gjithashtu ishin pjesë të kësaj ngjarje.

Kështu u duk Rita Ora në  “E! People’s Choise Awards” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ato injoruan performancën e Ritës, duke mos duartrokitur e as reaguar fare gjatë kohës sa ajo këndonte.

Lexo po ashtu Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

E vetmja ndër motrat ishte Khloe, ajo e cila duartrokiti vetëm pak në fillim, ndërsa më pas duke parë motrat e saj, qëndroi indiferente edhe ajo, me çka la të kuptohet se mes motrave Kardashian dhe Rita Orës, nuk ekziston një raport i mirë miqësor.

Familja Kardashian injoruan performancën e Ritës në “E! People’s Choise Awards” (Foto: Popsugar)

E gjitha kjo mund të ketë të ngjarë me lidhjen e dikurshme të Ritës me vëllanë e motrave Kardashian, Rob Kardashian.

Dyshja në fjalë kanë qenë në lidhje për pak muaj në vitin 2012, ku më pas janë ndarë, e ndërsa vet Rita ishte shprehur se ka urrejtje të madhe ndaj Robit, aq sa edhe ta vriste, kjo për shkak të gënjeshtrave që ai kishte bërë pas ndarjes, duke u shprehur kinse këngëtarja Ora e kishte “tradhtuar atë me 20 burra”.

Rita Ora dhe Rob Kardashian ishin në një lidhje të shkurtër në vitin 2012 (Foto: Instagram)

Rita ndërkohë po pret datën 23 të këtij muaji, për të lansuar albumin e saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj, “Pheonix”. /Telegrafi/