Telegrafi

Rita Ora ende fle me mamanë e saj

Foto: Vera Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me familjen e saj.

Ajo ka një raport të veçantë me nënën e saj Verën, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafin, ka folur rreth raporteve që ka me të tre fëmijët e saj, të cilët nuk i dallon asnjëherë njërin nga tjetri.

“Lidhja ime me fëmijët është e njëjtë si ajo që shihni me Ritën, pa asnjë dallim! Edhe pse Rita ka famë botërore, fëmijët e mi kanë dashurinë dhe repektin e njëjtë”, ka thënë Vera Ora për Telegrafin.

Lexo po ashtu Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

Se kanë raport të shkëlqyer nënë e bijë bashkë, këtë e tregon edhe vet fakti se ende vazhdojnë të flenë herë pas here njëra pranë tjetrës.

Një gjë e tillë, duket të ketë ndohur natën e kaluar, teksa ishte Vera ajo që publikoi në InstaStory një imazh, ku shfaqej në divan me Ritën pasi kishin fjetur së bashku.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Nina-nana, nëna dhe bebja duke fjetur së bashku”, ka shkruar Vera Sahatçiu-Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie në Instagram.

Rita ndërkohë, duket shumë e lumtur pranë çasteve që ka shijuar me më të dashurën e saj. /Telegrafi/