Site icon Telegrafi

Rita Ora duket si mbretëreshë – thonë analistët botëror të modës (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka nxitur një valë reagimesh interesante për dukjen e saj në parakalimin e tepihut të kuq para ceremonisë Oscar.

Rita zgjodhi një fustan të gjatë Marchesa të stolisur në mënyrë të përkryer përkrah ngjyrës së zezë, që e shfaqi anën e bukur të shqiptares nga Kosova.

Këngëtarja shqitpare nga Kosova fascinoi të pranishmit që ishin të ftuar, por edhe mediat.

Megjithatë, edhe ekspertët që është pritur të jenë kritikë, e kanë komplimentuar dukjen e Ritës.

Kështu një prej njohëseve më të mira të modës, Marie Claire me anë të revistës me po të njëjtin emër ka thënë se Rita duket si një mbretëreshë.

Edhe Perez Hilton e ka komplimentuar paraqitjen e Ritës, duke shkruar në blogun e tij se këngëtarja shqitpare duket si një “zonjë e vërtetë” dhe se ajo ka dhënë një imazh fantastik për atë që përfaqëson.

Rita do të performojë në cereoninë e ndarjes së çmimeve, Oscar. /Telegrafi/

Exit mobile version