Site icon Telegrafi

Rita Ora duket e mahnitshme gjatë finales së ‘Super Bowl’ teksa shihet e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi

Rita Ora dukej e mahnitshme të shtunën (12 shkurt), teksa tregoi figurën e tonifikuar me një bluzë dhe një fund të ngjashëm teksa shikonte ‘Super Bowl’ në stadiumin SoFi në Kaliforni.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ishte në formë të mirë teksa iu bashkua të dashurit Taika Waititi, 46 vjeç, në stadium për të parë Los Angeles Rams duke mposhtur Cincinnati Bengals 23-20 në një rikthim të çerekut të katërt në ‘Super Bowl LVI’.

Duke e shfrytëzuar sa më shumë kohën e saj në këtë event, Rita u dallua nga turma teksa pozoi në një veshje me stil, ndërsa dukjen e kombinoi me një mori unazash, gjerdanësh dhe rrathësh floriri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Krijuesja e hitit “Anywhere” postoi edhe një foto me të dashurin e saj Taika, ku çifti u pa duke pozuar para kamerës dhe motrën e saj, Elena.

“Super Bowl 2022! Njerëzit e mirë dhe qyteti vendas fitoi!! Çfarë kohe!”, ishte mbishkrimi që Rita i bëri postimit.

Ndërkohë, regjisori i “Thor: Love and Thunder” postoi një ‘selfie’ duke u vështruar në kamerë, teksa shkruan krahas postimit të tij: “Kjo është më mirë”.

Theksojmë që Rita ka gati një vit që është në lidhje me aktorin dhe regjisorin e njohur.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kohë më parë, Rita zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ajo ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë të sinqertë.

Lexo po ashtu Momentet kryesore që shënuan ngjarjen më të madhe të sportit në SHBA dhe performancat e yjeve të hip-hopit në ‘Super Bowl’

Këngëtarja i tha “The Independent” se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”, tha kënëgtarja për procesin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version