Kënga “Kujtime” e Capital T është një prej hiteve të këtij viti që numëron mbi 20 milionë shikime në YouTube.
Ndërsa pos fansave të reperit Trim Ademi, këtë këngë e pëlqejnë edhe yjet e muzikës, duke mos përjashtuar një këngëtare me famë ndërkombëtare, si Rita Ora.
Shqiptarja e famshme është xhiruar në Milano teksa po argëtohej nën ritmet e këngës “Kujtime” dhe mundohej ta këndojë atë.
Disa prej fansave të pranishëm në atë organizim e kanë xhiruar Ritën duke e shijuar muzikën shqiptare.
Videon e ka shpërndarë në profilin e saj në InstaStory edhe bukuroshja shqiptare, Kejvina Kthella, e cila po ashtu ndodhet në Milano të Italisë. /Telegrafi/