Site icon Telegrafi

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha me të njëjtin stil flokësh në paraqitjet e fundit

Të gjithë shqiptarët janë krenarë me këngëtaret: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Artistet me famë ndërkombëtare i kanë bërë të gjithë krenarë me sukseset e tyre.

Që të treja kanë qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore.

Dua Lipa solli këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, Diplon dhe Mark Ronson, këngë e cila u prit shumë mirë nga fansat e saj.

Bebe Rexha njashtu po vazhdon të shijojë sukseset e albumit “Expectations”, në veçanti të hitit të saj “I’m a mess”.

Më shumë nga të gjitha, është Rita Ora ajo e cila ka përgatitur një nga projektet e saj më të mëdha muzikore këtë vit.

Ajo ka bërë të ditur se albumi i saj “Phoenix” do të lansohet më 23 nëntor, ndërsa ditë më parë solli këngën “Let you love me”, e cila u prit tejet mirë nga fansat e saj.

Një veçanti e vërejtur në stilin e të treja këngëtareve shqiptare së fundmi është modeli i flokëve, pasi secila prej tyre kanë praktikuar të njëjtin model.

Flokët bionde të shkurtra me fije janë stili që si Rita, Dua ashtu edhe Bebe Rexha kanë zgjedhur për paraqitjet e tyre të fundit.

Dhe secila nga këngëtaret shqiptare është komentuar pozitivisht në këtë trend, i cili tashmë është shndërruar në trend botëror. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Just Jared)

 

Rita Ora (Foto: Let You Love Me/YouTube)

 

Foto: Dua Lipa/Instagram
Exit mobile version