Mbrëmë në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles të Kalifornisë, ShBA, është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards”.
Në këtë mbrëmje nuk munguan shumë prej ermave të njohur nga arena ndërkombëtare siL Taylor Swift, Post Malone, Mariah Carey, cardi B,. Camila Cabello, e shumë të tjerë.
Në këtë mbrëmje nuk munguan edhe tri këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Të treja vajzat që i bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre, kanë shkëlqyer mbrëmë gjatë defilimit në tapetin e kuq.
Dua Lipa
Dua Lipa është ajo, e cila përveçse e nominuar edhe performoi në skenën e spektaklit dy nga hitet e saj më të fundit “One kiss” dhe “Electricity”.
Ajo dhuroi një performancë elektrizuese për publikun, ndërsa dukej mjaft atraktive me paraqitjen e saj.
Në tapetin e kuq të spektaklit, Dua i mahniti të gjitha, ndërsa u shfaq me një fustan të bardhë dhe të gjatë.
Flokët e saj të shkurtra i dhanë asaj një pamje edhe më joshëse.
Për fustanin e saj u kujdes stilisti i saj i besueshëm, Lorenzo Posocco.
Rita Ora
Edhe këngëtarja Rita Ora nuk mungoi mbrëmë në ndarjen e çmimeve “American Music Awards”.
Megjithëse nuk ishte e nominuar, ajo u ngjit në skenë së bashku me Constance Wu për të ndarë çmimin “Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit pop”.
Ora u prezantua në tapetin e kuq të AMA me një fustan plot glamur, ngjyrë të zi i qëndisur me trëndafila.
Ato ia dhuruan çmimin grupit “Migos”, ndërsa Rita vazhdoi të tregojë se mbetet njëra ndër këngëtaret më tërheqëse.
Këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, përmes së cilës uroi grupin në fjalë, ndërsa tregoi se kaloi një natë magjike.
“Faleminderit AMAs për një tjetër natë të mrekullueshme dhe që më dha mundësinë të prezantoj çmimin ‘Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit pop, urime Migos”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.
Bebe Rexha
Këngëtarja shqiptare me pritshmëritë më të mëdha në këtë mbrëmje, Bebe Rexha, gjithashtu pati një paraqitje atraktive.
Rexha e cila edhe pse e nominuar në dy kategori, atë të “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Country”, për këngë “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line, nuk arriti të fitojë asnjë çmim.
Por prapëseprapë, ajo u ngjit në skenë për të prezantuar një prej artistëve që performuan.
E veshur me një fustan plot shkëlqim, ajo dukej më se tërheqëse ndërsa vinte në pah këmbët e saj seksi, me fustanin me prerje.
Këngëtarja Rexha kishte prerë flokët enkas për këtë mbrëmje, ndërsa u shfaq me një model mjaft të bukur flokësh.
Buzëqeshja vazhdon të mbetet ‘aksesori’ më i mirë i Bebe Rexhës.
Rexha pati rastin edhe të takohet me Rita Orën, me të cilën ka krijuar një raport miqësor shumë të mirë.
Edhe pse kjo ishte një tjetër mbrëmje e përbashkët e të dyjave, AMA nuk arriti që të bëjë bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën, dy shqiptaret të cilat ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën, kjo pasi ato nuk u takuan asnjëherë gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/