Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi e shmangën Tessa Thompsonin në ‘after party’-në e Met Gala në orët e para të mëngjesit të së martës, pas puthjes së famshme trepalëshe të treshes në fillim të këtij viti.
Regjisori i filmit “Thor”, Taika, 46 vjeç, përfundoi në kryetitujt titujt e mediave në të gjithë botën për puthjen e tij të dyanshme me Ritën, 30 vjeçe dhe Tessan, 37 vjeçe, një nga yjet e filmit të tij “Thor: Love and Thunder”, në ballkonin e shtëpisë së tij në Bondi më 23 maj.
Megjithatë, treshja nuk e kaluan rrugën së bashku pas përfundimit të mbrëmjes Met Gala në New York, me Ritën e cila dukej komode në krahët e Taikës, teksa u larguan nga festa menjëherë pas Tessës, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Tessa e kishte kaluar natën duke u shoqëruar me një çift tjetër, Channing Tatum dhe Zoe Kravitz.
Megjithatë ajo u largua nga festa me një shok tjetër, dhe u pa duke shikuar mbi supe teksa po kthehej në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, me Ritën dhe Taikën që vinin pas.
Ylli tregoi stilin e saj të furishëm teksa ecte përkrah një shoku me një fustan unik të zinxhirit prej ari, i cili e bënte të dukej mjaft bukur.
Ajo kishte veshur një palë çizme të zeza me takë të lartë dhe thonj të zgjatur që përputheshin me të brendshmet e saj të cilat shiheshin nga veshja e saj.
Ndërkohë, Rita dhe Taika ishin të koordinuar me të zeza, me Ritën e cila ishte e veshur me një bluzë të shkurtër të zezë, duke e lënë barkun e saj në shfaqje, ndërsa Taika zgjodhi një kostum të zi.
Në korrik, Taika foli për puthjen e tij trepalëshe me Tessën dhe Ritën, duke e etiketuar atë si “jo diçka e madhe”.
Megjithëse ai u ‘qortua’ nga punëdhënësit e tij të kompanisë Marvel për sjelljen e tij, regjisori i Zelandës së Re i tha ET Canada se ‘nuk ishte i mërzitur’ nga vëmendja e mediave.
Ai tha: “Jo vërtet. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka largohet shumë shpejt. Dhe gjithashtu: A është ndonjë gabim shumë i madh? Jo, jo dhe aq. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është mirë”.
Pavarësisht se dyshja mbetën miq, treshja nuk u fotografuan së bashku në Met Gala. /Telegrafi/