Brit Awards u zhvillua në 02 Arena të Londrës dhe u ndoq me mjaft interes edhe në trojet shqiptare.
E gjithë kjo në saje të dy këngëtareve shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat tashmë kanë pozuar në qilimin e kuq.
Rita kishte të veshur një fustan të bardhë me fije teksa kishte të zbuluar supet, gjë që e bënte të shkëlqente bukuroshen tonë.
Gjersa Lipa kishte të veshur një fustan në formë të tylit ngjyrë rozë teksa i zbulon paksa supet, gjë që ka marrë edhe komplimentet e para të organizatorëve të festivalit.
Mediat ndërkombëtare kanë lavdëruar dukjen e dyshes shqiptare, ku vajzat u kanë lënë përshtypje pozitive edhe kreatorëve të modës.
Theksojmë se Dua ishte e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi dy çmime.
Ndërsa Rita performoi disa këngë duke përfshirë edhe këngën “Four You”, që e solli në bashkëpunim me Liam Paynen. /Telegrafi/