U desh të ndodhte një pandemi për t’i bërë ato për herë të parë së bashku në jetë, në një projekt të përbashkët muzikor.
Dy artistet me të njëjtën prejardhje që krenojnë shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre, Dua Lipa dhe Rita Ora, performuan për herë të parë së bashku në një këngë kolektive, mundësuar nga BBC 1.
Përkundër gjithë këtyre viteve që kanë ruajtur një raport të ftohur dhe kanë shmagnur njëra-tjetrën në ngjarjet në të cilat ishin bashkë, pati një herë të parë diçka që më në fund i bashkoi dy bukuroshet.
Së bashku me një numër të madh emrash të njohur, dy këngëtaret me prejardhje nga Kosova interpetuan këngën e famshme “Time like these” të grupit të njohur të muzikës ‘rock’, Foo Fighters, në shenjë solidarizimi me gjendjen e vështirë që po përjeton bota në mes të pandemisë globale.
Kënga u incizua nga BBC me secilin prej artistëve që interpretonin pjesën e vet nga shtëpitë e tyre. Dua ishte e para që nisi këngën, për të vazhduar më pas me disa emra të njohur, dhe Ritën së cilës i ishin besuar notat e larta të këngës.
E ashtuquajtura “The Big Night In” u shikua nga një mesatare prej 6.7 milionë shikues, ka thënë BBC.
Shfaqja e mbledhjes së fondeve i dha BBC One një pjesë të 35 përqind të shikuesve, me një audiencë kulmore prej 8.5 milionë.
Të gjitha paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis organizatave bamirëse për të mbështetur iniciativat lokale dhe projektet bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, në krizën e coronavirusit.
Këta janë artistët që performuan në koncertin “Live Longe Allstars” të BBC 1:
5 Seconds of Summer
Anne-Marie
AJ Tracey
Bastille
Biffy
Clyro
Celeste
Chris Martin nga Coldplay
Dermot Kennedy
Dua Lipa
Ellie Goulding
Foo Fighters
Grace Carter
Hailee Steinfeld
Jess Glynne
Mabel
Paloma Faith
Rag N Bone Man
Rita Ora
Royal Blood
Sam Fender
Sean Paul
Sigrid
YUNGBLUD
Zara Larsson. /Telegrafi/